Në konferencën e përbashkët me presidentin turk, kreu i qeverisë, Edi Rama, deklaroi se pjesë e diskutimeve mes tyre ishte edhe situata në Gaza.
Sipas Ramës, Erdogan e Turqia janë ndërmjetës të domosdoshëm në procesin e gjetjes së një zgjidhjeje të konfliktit mes dy vendeve, që do t’i jepte fund luftës.
Lexo edhe :
Related Posts
“Ndajmë dhimbjen e shqetësimin për atë që po ndodh në Gaza. Jemi të bindur që është koha për një armëpushim, i cili duhet lidhur me lirimin e pengjeve e patjetër duhet garantuar, në këndëvështrimin tonë nga një forcë e përbashkët e 5 vendeve të Lindjes së Mesme e Turqisë, për ne , unë e kam ndarë me presidentin, Turqia është një aktor i pazëvendësueshëm në garantimin e së nesërmes për Gazën dhe për Izraelin vetë, se bashkë me 5 vendet e tjera, Arabinë Saudite, Katarin, Jordaninë edhe Egjiptin e natyrisht nëse ne ndajmë të njëjtën pikëpamje për domosdoshmërinë e dy shteteve, kjo zgjidhje kërkon garancitë e veta e padiskutim që një bashkim forcave i vendeve arabe në Turqi në një kohë që nevoja për një garanci, rikrijimin e një besimi pas masakrës së ndodhur ndaj njerëzve të pafajshëm në Izrael e më pas shkatërrimit të kanë ndodhur është kaq e madhe saqë pa të do të jetë e pamundur të ketë çfarëdolloj kthimi tek arsyeja”, tha Rama.
Nga ana tjetër, Erdogan ka kërkuar që dy vendet të arrijnë një marrëveshje me ndërmjetësim edhe të Turqisë, duke e konsideruar si masakër atë që po ndodh në Gaza./vizionplus.tv/