Lushnjë/Aksidentohet makina e dy turistëve polakë, 3 persona të plagosur

3 days ago 19
Reklamë

Një aksident ka ndodhur sot (15 Shtator) në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, në afërsi të fshatit Zhamë, pranë mbikalimit.

Një mjet tip “Volkswagen” i marrë me qira, në të cilin udhëtonin dy turistë polakë, kanë goditur nga pas një automjet top “Renault”.

Policia vendore bëri me dije se si pasojë e goditjes kanë mbetur të plagosur dy turistët dhe drejtuesi i mjetit dhe që të tre janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës.

“Aktualisht të lënduarit janë nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Si rezultat i përplasjes janë krijuar radhë të gjata dhe uniformat blu po kujdesen për disiplinimin e lëvizjes së mjeteve”, thanë burimet.

Grupi hetimor shkoi në vendngjarje dhe nisi hetimet. Nga të dhënat paraprake mendohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën lëviznin shtetasit polakë dhe lagështia në rrugë.

Lagështia në rrugë dhe pakujdesia e drejtuesve ka shkaktuar dhe dy aksidente të tjera po sot; një në hyrjen jugore të Lushnjës dhe tjetri në unazën e re të qytetit, aksidente të cilat fatmirësisht kanë kaluar vetëm me dëme materiale.

Read Entire Article