Një aksident ka dndohur ditën e sotme në lagjen “Pavarësia” të qytetit të Vlorës, ku një person që lëvizte me biçikletë është përplasur nga një automjet.
Si pasojë e përpalsjes çiklisti ëhstë dërguar në spital ku po merr ndihmë mjekësore.
Vizion Plus mëson se drejtuesja e mjetit që bëri aksidentin është shtetase e huaj.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia bashkë me grupin hetimor që po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.