“Makineri maskarallëku”/ Arben Derhemi flet për herë të parë mbi thashethemet për divorcin, ja si qëndron e vërteta

1 hour ago 24

Në muajin shtator, lajmi se Arben Derhemi dhe Iva Korumi ishin divorcuar, qarkulloi me një shpejtësi të frikshme. Nga asnjëri prej tyre nuk kishte pasur ndonjë deklaratë të mëhershme dhe asnjë lloj konfirmimi zyrtar.

Hamendësimet për një tradhti të mundshme si shkak e shumë spekulime të tjera, ‘u dënuan’ nga protagonisti i “Njerëz dhe Fate” përmes një deklarate të ashpër në rrjetet sociale. Pa iu referuar asnjë burimi specifik informacioni, aktori i cilësoi të gjitha si shpifje për përfitime.

Por diçka të vërtetë ka pasur. Në “Natën me Aulonën” në MCN, Arben Derhemi rrëfen se divorci ka ndodhur, po, por kjo daton dy vite më parë. Gjithçka është mbajtur larg mediave dhe atij i është dukur i çuditshëm shpërthimi i lajmit. Sa për divorcin, ishte thjesht një vendim i marrë nga të dyja palët, për arsye që ai nuk i konkretizoi.

“Është e gjitha një gënjeshtër e madhe sepse unë kam kohë që jam ndarë, kam gati dy vjet e gjysmë. Nuk e kuptoj, e gjitha ishte si me urdhër, e gjitha ishte e makinuar nga një makineri e çuditshme thashethemi, maskarallëku që nuk më bën shumë përshtypje sepse kam dëgjuar shumë gjëra për miq, shokë të mitë të cilët i njoh shumë mirë, i di shumë mirë. Por këtë radhë ishte shumë e çuditshme sepse e kam mbajtur larg jetën time private, larg televizionit, larg revistave, larg gjithçkaje sepse është e imja dhe e atyre që kanë qenë rreth meje. Kuptohet që ish-bashkëshortja ime ka të drejtën e vet që të revoltohet për një gjë të tillë sepse duam të mbajmë diçka jashtë kësaj. U vendos një moment që ne të ndahemi dhe kaq, s’ka asgjë të çuditshme”, tha ai.

Read Entire Article