Sulmuesi i kombëtares shqiptare Rei Manaj ka refuzuar oferëtn e ardhur nga Arabia Saudite, pasi nuk i përmbushte pritshmëritë e tij buxhetore.
Sipas mediave turke sulmuesi i kombëtares shqiptare vijon të jetë lojtar i Sivasporit dhe ëhstë i hapur për çdo ofertë tjetër.
“Sport Digitale” bën të ditur se në ditët e fundit është refuzuar një ofertë e rëndësishme ekonomike nga një klub i Arabisë Saudite. Klubi në fjalë ofronte rreth 6-7 milion euro për të blerë kartonin e futbollistit shqiptar nga Sivaspor.
Por negociatat nuk kanë vazhduar për shkak të dëshirës së futbollistit, raportohet se Manaj nuk ka mbetur i kënaqur nga oferta ekonomike që i kanë bërë për rrogën nga klubi saudit, ndaj ka mbyllur bisedimet me të.