Manaj në shënjestër të dy klubeve të mëdha, e konfirmon trajneri: Kanë ardhur oferta konkrete

3 months ago 18
Reklamë

Rei Manaj është kryefjala e mediave në Turqi për shkak të performancës së tij të jashtëzakonshme përgjatë këtij sezoni.

Manaj i cili ka shënuar 18 gola, duke u renditur vetëm pas dy gjigantëve si Ikardi dhe Dzeko, ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve europiane.

Në një prononcim të dhënë së fundmi, trajneri i Sivasporit, Bulent Ujgun ka bërë të ditur ofertat e transferimit për Rei Manajn.

Ujgun deklaroi se Manaj ka marrë një ofertë maksimale prej 9 milionë eurosh. “Mund të them se dy skuadra të mëdha duan ta blejnë Manajn.

“Oferta prej 6 milionë eurosh erdhën nga Franca dhe Italia, dhe 9 milionë euro nga Katari. Presidenti dhe menaxhmenti ynë ranë dakord për një tarifë transferimi prej 15 milionë euro. Por nuk e di se çfarë do të ndodhë dhe çfarë do të përfundojë.

Nuk mendoj se është e drejtë të japim emrat e tyre pasi nuk ka ofertë zyrtare. Mund të them se dy nga skuadrat tona të mëdha duan të blejnë. Ata gjithashtu thanë se edhe një ekip nga Stambolli dëshiron të blejë. Në fund të fundit, bordi ynë do të vendosin nëse është e nevojshme ekonomikisht, ne do të marrim vendimin në përputhje me rrethanat dhe të shohim se çfarë do të ndodhë më pas”, u shpreh trajneri i Sivasporit.

Read Entire Article