Marrëveshja e normalizimit në fokus, Kryeministria e konfirmon: Kurti do shkojë në Bruksel

2 months ago 19
Reklamë

Zyra e kryeministrit të Kosovës, ka konfirmuar për A2 CNN se shefi i qeverisë, Albin Kurti, do të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë përballë presidentit të Serbisë më 26 qershor.

Ftesa për këtë tryezë është bërë nga përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell, ndërsa zbulohet dhe tema kryesore e bisedimeve.

“Me ftesë të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian, Josep Borrell, Kryeministri i Republikës së Kosovës do të marrë pjesë në takimin e radhës të nivelit të lartë në kuadër të procesit të dialogut, i cili është parashikuar për javën tjetër, më 26 qershor. Në fokus kryesor, ky takim do të ketë zbatimin e marrëveshjes bazike dhe aneksit të saj, dhe rrugën përpara”, thuhet në përgjigjen e marrë nga zyra e kryeministrit Kurti për A2 CNN.

/a.r

Read Entire Article