Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është shprehur se bisedimet me Vladimir Putin do të ishin boshe dhe të pakuptimta.
“Bota po pret që Ukraina të paraqesë një plan kompromisi se si t’i jepet fund luftës nesër. Nuk është se nuk ka kompromise me Putinin, por me Putinin dialogu sot është bosh, i pakuptimtë, sepse ai vetë nuk dëshiron ta përfundojë luftën përmes diplomacies. Putin mund të jetë i gatshëm të angazhohet në negociata diplomatike, por kushti i tij është që Kievi të njohë pushtimin nga Rusia të 30 për qind të territorit ukrainas. Ne nuk do të luajmë me të”, tha Zelensky.
Presidenti ukrainas shtoi se avancimi i forcave të tij në rajonin jugor rus të Kurskut i kishte heshtur kritikët e Kievit.
Ukraina paraqiti planin e saj për paqen në një samit në Zvicër në qershor. Plani parashikon tërheqjen e trupave ruse nga të gjitha zonat e Ukrainës, përfshirë gadishullin e Krimesë.
Rusia gjithashtu duhet të pranojë të paguajë dëmshpërblime dhe udhëheqja e saj politike dhe ushtarake të mbahet përgjegjëse përpara një gjykate ndërkombëtare. /vizionplus.tv