Masat serbe në Veri nga 1 nëntori? “Kosova nuk do të lejojë zbatimin e planit të Vuçiç në territorin e vendit”

3 days ago 17
Reklamë

Shteti i Kosovës nuk do të lejojë që të zbatohet asnjë plan i qeverisë serbe në territorin e vendit. Është përgjigja që qeveria në Prishtinë i jep ministrit të Punës, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale në Serbi, Nemanja Staroviç, i cili deklaroi se disa nga masat e miratuara nga Beogradi në 14 shtator do të nisin të zbatohen në fillim të nëntorit.

Kryetari i komisionit të ligjeve në Parlamentin e Kosovës nga radhët e VV-së, Adnand Rrustemi thotë në një prononcim audio për A2 CNN, se bëhet fjalë për një fushatë të koordinuar me Rusinë kundër shtetit të Kosovës.

Rrustemi thekson se interesat qytetarëve të Kosovës duke përfshirë edhe ato të serbëve në veri, mbrohen dhe garantohen nga institucionet në vend, shkruan A2.

Duke ju referuar kërkesës së Vuçiç për kthimin në status quo-në para se Kurti të merrte mandatin qeverisës, Rrustemi vë në dukje se Serbia është e dëshpëruar që nuk ka më ndikimin e saj në veri, pa mekanizmat kriminal si Radoiçiç dhe strukturat e tij, raporton A2.

“Faktori ndërkombëtar duhet të ushtrojë presion ndaj Serbisë, për ta ndalur kërcënimet dhe për të pranuar gjendjen faktike të krijuar në Kosovë.”

Kryetari i komisionit të ligjeve e bëri të qartë se Kosova është e përgatitur për të mbrojtur tërësinë, qytetarët dhe sovranitetin e saj.

Read Entire Article