Dibër– Një 43-vjeçar, i cili i mori 12 milionë lekë të vjetra (12 mijë euro) një shtetasi përmes mashtrimit është arrestuar.
Pas kallëzimit të shtetasit R.D, se ishte mashtruar nga 43-vjeçari, për dhënien e një shume parash, policia e Dibrës ka vënë në pranga autorin e dyshuar të rastit, shtetasin G.T, banues në fshatin Kastriot, Dibër.
Ky shtetas, dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një shumë parash me vlerë 1.200.000 lekë, shtetasit R.D., me qëllim për t’ja dërguar një të afërmi të tij.
Gjatë kontrollit në automjetin e 43-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën shumën e parave, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./vizionplus.tv