Matraxhiu: Tirana, një ushtri me të pabindur

7 months ago 24
Reklamë

“Tirana ka një ushtri të pabindur”. I këtij mendimi ka qenë menaxheri i futbollit Andi Matraxhiu, i cili nga “Studio Sport” në Vizion Plus shtoi se trajneti i skuadrës bardheblu ka bërë punë të mirë në mbrojtje.

Trajnerin Ahmataj e njoh nga afër se kam bashkëpunuar. Është një njohës i mirë i vijës mbrojtëse. Si mbrojtjen zonale dhe mbrojtjen miks nuk besoj se është defekt i trajnerit. Unë shikoj një ushtri të pabindur tek Tirana. Se si janë problemet nga brenda ata i dinë vetë. Unë shikoj klubin e Tiranës të çorientuar”, tha Matraxhiu.

Ndërkohë që në të njëjtën linjë ka qenë edhe trajneri Klevis Dalipi, i cili tha: “Unë nuk e vë në dyshin që Ahmataj ka punuar. Është ndryshe kur ti e ke çuar para skuadrën dhe nuk kanë shënuar dhe tjetër gjë është kur në mbrojtje ti nuk e mban lojtarin bindës 100%. Duhet disiplinë taktike”./vizionplus.tv

Read Entire Article