Mbahej peng prej 10 muajsh, shpëtohet 52-vjeçari izraelit

2 months ago 28

Një peng u gjet i gjallë dhe u shpëtua nga IDF (Forcat e Mbrojtjes të Izraelit), u njoftua të martën. Ai është 52-vjeçari Quad Farhan Al Qadi. Qadi u mbajt peng për 326 ditë dhe shëndeti i tij është në gjendje të mirë.

Pengu u gjet nga Shayetet 13, komandot e marinës izraelite, në një tunel. Tuneli ku ai u gjet ndodhet në Khan Yunis.

תיעוד: משפחתו של פרחאן קאיד שחולץ מעזה רצים לעברו בבית החולים סורוקה@ShaIsrael2 https://t.co/wSc3qP3UlQ pic.twitter.com/pWsm9wxfXq

— גלצ (@GLZRadio) August 27, 2024

Rreth 104 nga gjithsej 251 pengje të rrëmbyer nga Hamasi më 7 tetor mbeten në Gaza. Tridhjetë e katër nga 104 duket se janë të vdekur.

Një vëlla i pengut të shpëtuar tha për mediat hebraike jashtë qendrës mjekësore ku po mbahet Qadi se ai është shumë i lumtur.

“Nuk mund ta shpjegoj këtë ndjenjë, është edhe më mirë se ardhja e një fëmije të re”, tha ai. “Faleminderit Zotit, ne i jemi mirënjohës të gjithëve dhe shpresojmë ta shohim së shpejti të shëndetshëm. Jemi shumë të lumtur, shumë të lumtur që dëgjojmë këtë lajm.”

Një video që qarkullon në rrjetet sociale tregon anëtarët e familjes së Al Qadi që vrapojnë në sallat e spitalit për ta përshëndetur. /vizionplus.tv

Read Entire Article