Mbërrin në “Kurum” grupi i ngritur nga Inspektoriati, verifikohen kushtet e largimit të punonjësve

2 months ago 30

Ka mbërritur pranë ambienteve të “Kurum” grupi i punës i ngritur nga  Inspektoriati Shtetëror i Punës, i cili do të njihet me dokumentacionin dhe kushtet në të cilat punonjësit e “Kurum” janë larguar nga puna.

Përmes një deklarate një ditë më parë, “Kurum” bëri me dije se punonjësit janë larguar me kushtin e trajtimit financiar 3 mujor dhe mundësi rikthimi në rast të rihapjes së fabrikave.

Objekti i inspektimit është verifikimi i marrëdhënieve të punës me subjektin “Kurum”.

Prej disa ditësh kompania turke Kurum ka ndërprerë aktivitetin e saj të punës, duke bërë që rreth 500 punonjës të mbetën të papunë.

Nisur nga kjo situatë, Inspektoratit Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore  ka nisur monitorimin.

Shkak i ndërprerjes së punës sipas kompanisë është rritja e kostos së prodhimit të çelikut, duke bërë që  kjo kompani të mos jetë  konkurruese me tregun e Kinës dhe Turqisë.

Sipas Kurum, janë lajmëruar punonjësit dhe është bërë marrëveshja e sindikatës e punonjësve për ndërprerjen e punës dhe se punonjësit do të marrin pagat e tyre deri në tetor të këtij viti.

Nga ana tjetër edhe Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet, pasi kompnia Kurum pezulloi në mënyrë të beftë të  gjithë aktivitetin prodhues. Aktualisht në këtë kompani  vijon puna vetëm ne sektorin e shitjes.Të mbyllura janë Uzina e Çelikut dhe Petëzimit.

Emri i kompanisë ditët e fundit është përmendur në çështjen e dërgesës së më shumë se 800 tonëve mbetje te rrezikshme drejt Tajlandës.

“Kurum International” operon në ish-Kombinatin Metalurgjik të Elbasanit që prej vitit 1998 dhe është furnizues i rëndësishëm rajonal i shufrave të hekurit për ndërtim. Kompania gjithashtu është një punëdhënës i rëndësishëm për qytetin e Elbasanit./vizionplus.tv

Read Entire Article