Mbërriti sot në Shqipëri trupi i Ilda Gjonit, rrëqeth Inisi: U ktheve pa frymë, por me buzëqeshjen më të bukur në botë

8 months ago 74
Reklamë

Ilda Gjoni nuk ia doli të fitonte luftën me kancerin në gji dhe u nda nga jeta në moshën më të bukur.

Edhe pse një personazh jo i famshëm, Ilda tronditi opinionin publik të cilët e njihnin se motra e Ingird dhe Inis Gjonit. Ilda u diagnostikua me kancer në gji vetëm dy muaj më parë. Sipas rrëfimit të miqve, vetë Ilda, as nuk ka dashur të pranojë sëmundjen që e kishte përfshirë.

Lexo edhe :

Related Posts

Vetëm kur dhimbjet në trup iu shtuan, ajo filloi një proces të fortë kimioterapish. Por sëmundja e pashërueshme kishte avancuar në gradën e katërt duke i prekur dhe kockën dhe më pas, të gjitha përpjekjet thuajse kanë qenë të pashpresa.

Sot, trupi i Ilda Gjonit ka ardhur nga jashtë, për tu varrosur në shtëpinë e fundit në vendin e saj pranë familjes.

Pak minuta më parë, Inis Gjoni ka bërë një postim në profilin e saj në Instagram ku ka prekur ndjekësit. “Sot e shtrenjta motra jonë, Ilda bëri kthimin e fundit për në atdhe, për në familje, për në shtëpi, për tek nëna, për tek fëmijët, pa frymë por me atë buzëqeshjen dhe sharmin e fytyrës dhe shpirtit më të bukur në botë.”, shkruan ndër të tjera Inisi./vizionplus.tv

Postimi i Inis Gjonit:

Ildës💔mendimi që do më zgjojë çdo ditë dhe do ngrysë çdo natë të jetës sime!

Sot e shtrenjta motra jonë, Ilda bëri kthimin e fundit për në atdhe, për në familje, për në shtëpi, për tek nëna, për tek fëmijët, pa frymë por me atë buzëqeshjen dhe sharmin e fytyrës dhe shpirtit më të bukur në botë.

Je nisur drejt Zotit, që me shumë besim dhe përulësi i lutemi të të strehojë tek kopshtet e Parajsës.

Njeriu përballet dhe tejkalon shumë sprova në jetë, por dhimbja që solli ikja jote kaq e hershme, na ka dërmuar zemrat dhe trishtuar pa fund, ndjesitë dhe mendimet tona. Çdo orë e ketyre ditëve peshon si gurët e rënda të malit, që hesht dhe dëgjon vetëm vajtimin e një ikje pa kthim. Por na ngroh dielli që ti le pas, fëmijët, punët e mira vlerësimet aq të vyera të miqve, të afërmve, kolegëve dhe kushdo që të ka njohur dhe ka dëgjuar për ty.

Jeta që ti jetove na frymëzon, dashuria energjia dhe mirësia jjote na bënë të ndjehemi kaq shumë krenare që ishim pjesë e çdo dite dhe misioni tënd.

Fëmijët e tu të bukur dhe të mbarë do jenë amaneti yt i gjallë që neve së bashku të qëndrojmë gjithmonë një familje e fortë, me vlera dhe me qëllime të forta.

Sot do mbesin dhe shumë shumë radhë të tjera pa shkruar, por që cdo natë do ti them kur të takoj në ëndrra, ti ëngjëll në qiell dhe unë duke lotuar në shtrat nga malli për ty.

Zoti u kujdestë për ty dhe për çdo nënë që largohet nga kjo jetë që mbetet një udhëtim i ashpër dhe me fund të sigurt.
Amiin🙏🏼

Read Entire Article