Mbeti në det të hapur, Policia Kufitare shpëton turisten britanike në Gjipe

5 months ago 21

Një turiste britanike është shpëtuar nga Policia Kufitare në Dhërmi, pasi mjeti lundrues iu dëmtua gjatë lundrimit.

Policia raporton se turistja britanike po lundronte me kanoe në vendin e quajtur ”Shpella e Pëllumbave”, teksa gjatë lundrimit mjeti është dëmtuar, duke i rrezikuar jetën në det të hapur.

Fatmirësisht, policia kufitare bëri të mundur shpëtimin e saj dhe kthimin në breg.

“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë organizuar shërbimet e Njësisë Policore Detare për t’i ardhur në ndihmë turistes nga Britania, e cila u nxor në breg në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Read Entire Article