Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka njoftuar sot pas mbledhjes së qeverisë se në listën e ibarnave të rimbursueshme nga buxheti i shyetit janë shtuar edhe 50 medikamente të reja.
Gjithashtu Koçiu njofoi se do të shtohet edhe numri i fishave të diabetit, ku këtë herë listës së personave që përfitojnë i shtohen ata që janë invalid pune dhe me aftësi ndryshe.
“Janë shtuar 50 medikamenete të reja. Këto barna të reja, 1345 medikamente të cilat do të rimbursohen nga buxheti i shtetit do të mbështesin sëmundjet onkologjike, nga 1191 që janë aktualisht. Barnat e reja të shtuara në Listën e Barnave të Rimbursueshme, janë barna të cilat mbështesin akoma më shumë të gjitha diagnozat dhe patologjitë e sëmundjeve onkologjike, sëmundje kardiovaskulare, diabetin, sëmundje të veshkave, astmën bronkiale, sëmundje pulmonare, etj. Deri më sot ne rimbursojmë fishat e diabetit për të gjithë ata pacientë të cilët vuajnë nga sëmundja diabetike, nga mosha 0-25 vjeç si dhe për të moshuarit dhe pensionistëve mbi 65 vjeç. Me vendimin më të fundit ne shtojmë mbulimin me fishat e diabetit falas dhe për dy target grupe shumë të rëndësishme,për invalidët e punës dhe personat me aftësi të kufizuar. Janë mijë invalidë pune që vuajnë nga sëmundja e diabetit dhe rreth 1.500 persona me aftësi të kufizuar që do të përfitojnë falas fishat e diabetit”, tha ajo.