Një zjarr në pyll pranë aeroportit të Izmirit ka detyruar autoritetet turke të mbyllin përkohësisht Aeroportin Ndërkombëtar Adnan Menderes, duke urdhëruar devijimin e fluturimeve në qytetet e afërta, njoftoi sot linja ajrore me kosto të ulët Pegasus.
Në një postim të Pegasus në platformën X (ish Twitter) thuhet se aeroporti ndërkombëtar “Adnan Menderes” është mbyllur përkohësisht dhe se fluturimet hyrëse janë devijuar në aeroportin e Halicarnassus (Bodrum).
Shtatë avionë dhe 16 helikopterë po hedhin ujë në frontin e zjarrit, ndërsa në zonë po operojnë dhjetëra zjarrfikëse me 35 automjete. /vizionplus.tv