Mbylli vajzën pasi postonte foto n*do në rrjetet sociale, gjykata shpall të pafajshme nënën

2 months ago 42

Gjykata greke ka shpallur të pafajshme nënën e cila ishte denoncuar nga vajza e saj 17-vjeçare se e mbante të mbyllur në banesë.

Pas denoncimit të adoleshentes më 22 gusht, gruaja u arrestua nga policia, por gjykata ka vendosur ta lirojë ditën e sotme.

Sipas asaj që raportojnë mediat greke gjykata ka mësuar se arsyeja pse nëna e mbante të mbyllur vajzën e saj ishte se 17-vjeçarja pozonte nudo dhe më pas i postonte foto në rrjetet sociale.

Gjithashtu mediat theksojnë se adoleshenjta nga Selaniku dilte me burra të panjohur dhe me moshë të madhe të ciëlt i takonte përmes njohjeve në rrjetet sociale.

Ndërkohë që edhe babai i 17-vjeçares ka dëshmuar në gjykata se e bija kohët e fundit përdorte telefonin e tij për të postuar fotot nudo në rrjetet socaile, pasi celularine  saj e kishte blookuara nëna.

“Nuk i ka fshirë dhe i kam gjetur në celular. Shkonte fshehurazi në tualet dhe bënte foto nudo për t’i hedhur në internet”, tha babai.

Ai shpjegoi se kohët e fundit ata morën vesh se vajza e tyre po dilte me burra të panjohur pasi ai e kishte parë në kafene me një burrë të paktën dhjetë vjet më i madh se ajo dhe nëna e saj e kishte takuar në rrugë dhe në makina me burra të ndryshëm. Në fakt, nëna e saj ka qenë ajo që dy herë është dashur ta ndalojë në rrugë dhe t’u kërkojë burrave që shoqëronin 17-vjeçaren të largoheshin pasi ajo është e mitur.

“Mësova se ajo po shkonte në dy takime në të njëjtën ditë, me burra të ndryshëm të rritur. E ëma e gjeti në një makinë. Ajo kishte frikë se fëmija ynë do të ishte në rrezik. Ajo ka debatuar me të, prandaj e ka denoncuar në të njëjtën ditë. Ajo e ka bërë këtë që nga qershori kur shkolla u mbyll. Nuk kishte turp”, shtoi ai.

Nga ana tjetër nëna e vajzës mohoi të kishte goditur vajzën e saj dhe konfirmoi atë që dëshmoi i shoqi.

“Ajo zemërohet shumë me mua kur nuk e lë të bëjë atë që dëshiron. Ajo takohet me burra në internet dhe del me ta gjatë natës. Ne duam të shkojmë te një psikolog”, është shprehur gruaja.

Read Entire Article