Një 77-vjeçar është gjetur i pajetë ditën e sotme në liqenin e Komanit.
Paraprakisht dyshohet se i moshuari është mbytur.
“Informacion paraprak/Rreth orës 08:40, është gjetur i pajetë në liqenin e Komanit, shtetasi K. Gj., 77 vjeç, banues në fshatin Buzhalë, i cili dyshohet se është mbytur”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit./vizionplus.tv