Një 38-vjeçar, i cili lëvizte i armatosur është arrestuar nga policia në Vaun e Dejës.
Pashk Marku, banues në fshatin Stajkë ishte në gjendje të dehur në momentin e arrestimit.
Ai nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit për të ndaluar dhe ka tentuar të largohet.
38-vjeçari është kapur dhe ndaluar menjëherë dhe me vete i është gjetur 1 armë zjarri automatik të cilën e mbante pa leje./vizionplus.tv