Me dy shtëpi bari në Skoci me vlerë marramendëse, dënohet me tetë vite burg shqiptari! Lëvizja që e fundosi (Emri+Foto)

8 months ago 14

Një shqiptar në Skoci është dënuar me tetë vite burg, pasi kishte dy shtëpi bari në këtë shtet.

52-vjeçari Ilir Kasa menaxhonte dhe drejtonte ambientet në Glasgow dhe Harthill, të cilat u gjetën nga oficerët e policisë së Krimit të Organizuar në prill të vitit 2022.

Ai konsiderohej një figurë e lartë e e krimit të organizuar për drejtimin e shtëpive të barit në Skoci.

Kur autoritetet hynë për të bastisur vendin e parë, me bazë në një ish-bankë në Great Western Road të Glasgow, ata zbuluan më shumë se 350 bimë kanabisi dhe sisteme të sofistikuara për mbjellje, rritje dhe ujitje.

Një strukturë e ngjashme u gjet në vendndodhjen e dytë në West Main Street të Harthill, që përmbante 150 bimë të tjera.

Mediat skoceze shkruajnë se ekspertët vlerësuan se sasia e kanabisit kapte vlerën e 300 mijë paundëve ose stërlinave.

Pas këtij aksioni të policisë, Ilir Kasa u largua nga vendi i ngjarjes, por disa muaj më vonë ai është kthyer në Skoci. Pasi autoritetet e konstatuan se ai gjendej në territoret e vendit të tyre bënë të mundur arrestimin në korrik të vitit 2022.

Top Channel

Read Entire Article