Më i miri për Dortmundin, por Hummels lihet jashtë Gjermanisë nga Nagelsman

4 months ago 24
Reklamë

Edhe pse ka zhvilluar një sezon fantastik me Dortmund, Mats Hummels nuk do të thirret nga Nagelsman për të qenë pjesë e kombëtares Gjermanë në kampionatin Europian.

Bild e ka bërë fakt se Julian Nagelsmann ka marrë vendimin të mos thërrasë Mats Hummels për Kampionatin Evropian të kësaj vere. Pavarësisht se është një nga lojtarët më të mirë të Borussia Dortmundit këtë sezon, qendërmbrojtësi veteran nuk ka qenë në gjendje të rikthehet në skuadrën e Gjermanisë.

Me Hummels që nuk mori një thirrje, Ualdemar Anton i Stuttgart tani mund të emërohet si qendërmbrojtësi i pestë në skuadër. Skuadra e plotë e Gjermanisë për Kampionatin Evropian do të shpallet të enjten. Gjermania do të përballet me Skocinë, Zvicrën dhe Hungarinë gjatë fazës së grupeve.

Read Entire Article