Me shufra hekuri në dorë, shqiptari sulmon mjekët, bën rezistencë edhe ndaj policisë

2 months ago 31

Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, në via Montessori në Reggio Emilia, me akuzën e rezistencës ndaj një zyrtari publik, dëmtim të rëndë, tentativë për grabitje dhe plagosje të personelit mjekësor.

I riu, në nerva e sipër, ka sulmuar një mjek brenda objektit, ka dëmtuar disa dyer dhe më pas ka ikur në parkingun e jashtëm.

Në parkingun e Rems, i armatosur me dy shufra hekuri, ka dëmtuar disa makina dhe ka kërcënuar një mjeke duke tentuar t’i vjedhë makinën. Kur karabinierët mbërritën, shqiptari reagoi ashpër, duke i detyruar karabinierët të përdornin neutralizuesin elekstrik për ta imobilizuar. Më pas, i riu u qetësua dhe u dërgua në spitalin në Reggio Emilia për trajtimin e nevojshëm.

Fatmirësisht, asnjë polic nuk u lëndua gjatë operacionit, ndërsa mjeku i sulmuar mori trajtim mjekësor në urgjencën e Arcispedale Santa Maria Nuova.

Read Entire Article