Mediat gjermane: Alonso largohet nga Leverkusen, klubi ka gati dy alternativa

14 hours ago 21

Xabi Alonso është kthyer në një kohë shumë të shkurtër në një nga trajnerët më të kërkuar në Europë.

Interi humb ”pjesët” për ndeshjen ndaj Juventusit, dy lojtarë do mungojnë në derbin ndaj ”Zonjës”
Tekniku udhëhoqi Bajer Leverkusen drejt një titulli historik në Bundesligë, teksa edhe këtë vit kërkon të përsëritë veten në nivelet më të larta.

Interesi rreth tij është rritur dhe Bajer Leverkusen, që ia doli ta mbante gjatë verës duke i rinovuar kontratën, tashmë duket i sigurt se ai do t’i japë lamtumirën në verën e vitit 2025.

“Sky Sports DE” shpjegon se në klub janë të bindur se 42-vjeçari do t’u japë lamtumirën gjermanëve për të shkuar në një nga klubet e mëdha që e vëzhgojnë me interes.

Polemikat pas Elbasani-Partizani, vëzhguesi i sfidës: Gjyqtari gaboi në të dy rastet
Kjo kuptohet ag fakti se ata kanë nisur kërkimin për pasardhësin e tij, duke piketuar dy emra. I pari është trajneri aktual i Shtutgartit, Sebastian Hënes. Ndërsa tjetri është zëvendëstrajneri i përfaqësueses së Gjermanisë, Sandro Vagner.

Të dy këto emra janë kontaktuar edhe nga klube të tjera të Bundesligës e jo vetëm, por Leverkusen duket si opsioni më i mirë i mundshëm për ta duke pasur parasysh se çfarë skuadre i lë në dispozicion Xabi Alonso.

Read Entire Article