Mediat italiane elozhe Asllanit: Një “playmaker” i besueshëm për të zëvendësuar Calhanoglu

8 months ago 28

Mediat italiane i kanë thurur elozhe sulmuesit kuqezi Kristian Asllani, duke e quajtur një “playmaker” të besueshëm pas Hakanit. Prestigjiozja italiane Gazzetta Dello Sport i ka kushtuar një shkrim Asllanit.

“Asllani ishte aty me topin në të jashtme për të nisur Lautaro Martinez në portë për golin që vulosi ndeshjen në “Via del Mare”. Kristjan jep një goditje, jo e para e një sezoni në të cilin Interi ka zbuluar se ka një “playmaker” të besueshëm pas të paprekshmit Calhanoglu”, shkruan media italiane.

Hakan nuk është aty prej dëmtimit dhe zikaltërit nuk po vuajnë. Djaloshi po rritet dhe e bën mirë punën e tij. Reagimi i turkut nëpërmjet rrjeteve sociale është dëshmi e kësaj.

Kush e di nëse do të jetë edhe ndaj Atalantës, një test i rëndësishëm për rritjen e 21-vjeçarit shqiptar (ai do të mbushë së shpejti 22 vjeç, më 9 mars). Kundër bergamaskëve, në mungesë të turkut do të jetë sërish radha e tij, duke pritur të kuptojë se kur Calhanoglu do të kthehet nga lëndimi.

Kjo është edhe arsyeja pse Inzaghi zëvendësoi Asllanin pasi mori kartonin e verdhë. Të mërkurën Interi nuk bën dot pa të, dikush që këtë vit është përgjigjur gjithmonë kur i është thirrur emri në apel. Në kampionat kishte luajtur vetëm një herë si titullar nga minuta e parë në Firence, duke u kthyer nga udhëtimi në Riad për Superkupën e Italisë, kur Asllani dhe Frattesi u gjendën duke zëvendësuar Barella dhe Calhanoglu të pezulluar.

Read Entire Article