Mediat rajonale: Energjia elektrike u shkëput në disa vende të Ballkanit, ja çfarë ka ndodhur!

2 months ago 26
Reklamë

Tirana dhe disa qytete të vendit si Durrësi, Kukësi, Vlora, Elbasani, Saranda dhe Korça kanë mbetur pa energji elektrike prej disa minutash.

Klan News ka mësuar se ndërprerja e energjisë elektrike ka ardhur si pasojë e një defekti në linjat e tensionit të lartë.

Ndërkohë, mediat rajonale raportojnë se ndërprerje të energjisë elektrike ka edhe në disa shtete në Ballkan, në Mal të Zi, Bosnje-Hercegovinë dhe Kroaci.

Ndërprerja e energjisë elektrike vjen në një nga ditët më të nxehta të vitit, ku temperatura pritet të arrijë në 42 gradë Celsius.

NJOFTIMI ZYRTAR:

Defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin. Është identifikuar defekt edhe në linjën e Prizrenit.

Nga kqyrja fillestare rezulton se volumet e larta të transmetimit si dhe temperaturat ektreme kane qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit.

OST po merr masa për rikthimin e energjisë elektrike te të gjithë konsumatorëve.

Read Entire Article