Mediat serbe: Vuçiç do të shpallë nesër okupimin e Veriut të Kosovës

1 week ago 19
Reklamë

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, sipas mediave serbe pritet të mbajë një konferencë për media, ku pritet të flasë për “masat serioze” pas veprimeve të fundit të Qeverisë së Kosovës në Veri. Konferenca është caktuar për në orën 18:00 ditën e premte (13 shtator).

Presidenti i Serbisë të martën tha se brenda 72 orëve do t’i prezantojë publikut kërkesat dhe hapat e mëtejshëm të Serbisë pas një sërë sulmesh brutale ndaj popullatës serbe në veri të Kosovës.

Siç shkruajnë tabloidët, në tavolinë është opsioni i shpalljes së okupimit të një pjese të territorit të Serbisë, e cila, siç thonë ata, “rezulton me pasoja të shumta, duke përfshirë përgatitjet për kthimin e zonave të pushtuara, për shkak të terrorit që populli ynë në Kosovë vuan prej vitesh dhe e cila është përshkallëzuar ditët e fundit”.

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë u ngritën pasi autoritetet kosovare në fund të gushtit mbyllën pesë institucione paralele serbe, të cilat Prishtina i konsideron të paligjshme dhe jokushtetuese. Serbia i ka cilësuar këto veprime si “akte kriminale” që synojnë “persekutimin e serbëve”.

Read Entire Article