Megi Doçi zbulon se çfarë i “penalizoi” djemtë në ndeshjen me Italinë, tregon pritshmëritë me Spanjën: Shqipëria fiton sot!

2 months ago 24
Reklamë

Futbollistja e njohur, Megi Doçi e ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” ka treguar pritshmëritë e saj për ndeshjen e Shqipërisë me Spanjën.

Ajo tha se është shumë krenare për rezultatin e kuqezinjve, por gjithashtu tregoi se Shqipëria meritonte më shumë pikë në dy ndeshjet e kaluara.

E pyetur se çfarë ndikoi në ndeshjen me Italinë që kombëtarja e uli vrullin e saj në lojë, Megi tha se djemtë i trembte bluza e Italisë, kjo pasi kishin përballë një nënkampion bote.

Megi Doçi, e shpallur si një nga golëshënueset më të mira u shpreh se është e bindur që sot Shqipëria fiton përballë Spanjës.

“Çdo ndeshje e kemi parë me emocione. Kemi bërë surprizë, kemi qenë kombëtarja që se ka pritur askush. Kemi patur mundësinë të merrnim më shumë pikë, si për shembull në ndeshjen me Italinë, sepse nuk është Italia e atyre viteve më parë. Trajneri është shumë i mirë. Po ta marrim taktikisht, ne nuk deshëm, kishim frikë. Sado i fortë të jesh, bluza përballë të tremb. Duhet të jemi krenar me çfarë kemi arritur. E kemi fituar kampionatin tonë se jemi shpallur me golin më të shpejtë, por pse mos të pretendojmë më shumë. Unë jam besimplotë që sot fitojm.

Jemi bërë shembull i mirë me atë tifozëri në stadium. Kemi lojtar që luajnë jashtë, jemi rritur në futboll. Kur ke përballë një nënkampione bote, të tremb, ndikon se ti nuk e pret të bësh golin. Po të kishim bërë me Italin 50% që bëm me Kroacinë ne kishim marrë 3 pikët aty. Këtë vit vetëm Gjermania dhe Portogalia na kanë bindur me golat. Nuk është kampionati i viteve më parë. Në asnjë grup nuk ka asnjë me 9 pikë. Është i çuditshëm ky europian se ka shumë autogola”, tha Megi Doçi. /vizionplus.tv

Read Entire Article