Meloni: Izraeli nuk duhet të bjerë në “kurthin” e hakmarrjes

3 months ago 23

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni i bëri thirrje sot Izraelit që të mos bjerë në “kurthin” e hakmarrjes, duke theksuar se është shumë e shqetësuar për situatën në Liban dhe rrezikun e përshkallëzimit rajonal.

Në deklaratat që bëri gjatë vizitës së saj në Kinë, kryeministrja italiane vuri në dukje gjithashtu se komuniteti ndërkombëtar duhet të vazhdojë të dërgojë mesazhe të moderuara dhe se Kina mund të ndihmojë në këto përpjekje, duke pasur lidhje të forta me Iranin dhe Arabinë Saudite.

Nga ana e saj, Shtëpia e Bardhë ka siguruar se shqetësimet për shpërthimin e një konflikti më të gjerë midis Izraelit dhe Hezbollahut janë të ekzagjëruara, edhe pse disa zyrtarë izraelitë paralajmërojnë për hakmarrje të ashpër.

Izraeli dhe SHBA-ja kanë fajësuar grupin me bazë në Liban për sulmin e fundjavës që vrau një duzinë fëmijë në Lartësitë Golan të pushtuara nga Izraeli.

Hezbollahu ka mohuar çdo përfshirje. Të dielën mbrëma, kabineti i sigurisë i Izraelit i dha kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallad “dritën jeshile” për një sulm ushtarak hakmarrës./vizionplus.tv

Read Entire Article