“Një varkë me emigrantë ka marrë flakë në brigjet e Haitit , ku si pasojë kanë humbur jetën të paktën 40 persona”, njoftoi sot Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).
Nga raportimet thuhet se veç viktimave janë plagosur dhe dhjetëra persona të tjerë.
Mediat e huaja bëjnë me dije se në anije ishin 80 persona. Anija është nisur nga Labadi (në Haitin verior) për në ishujt Turks dhe Kaikos.