Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi sot homologun e tij rus Vladimir Putin se mbështetja e Francës për Ukrainën”nuk do të dobësohet dhe se ai nuk duhet të llogarisë në një lodhje të evropianëve pasi Ukraina shënon dy vjet luftë.
“Dy vjet luftë. Të lodhur, por gjithmonë në këmbë. Ukraina po lufton për veten, për idealet e saj, për Evropën tonë. Përkushtimi ynë ndaj saj nuk do të dobësohet”, nënvizoi Macron në një mesazh të postuar nga presidenca franceze për faqja e rrjeteve sociale X me rastin e dyvjetorit të pushtimit rus të Ukrainës.
“Ndihma evropiane për Ukrainën prej 50 miliardë euro për katër vjet u vendos me mbështetjen e Francës më 1 shkurt. Me një mesazh të qartë: Rusia e Presidentit Putin nuk duhet të llogarisë në asnjë lodhje të evropianëve”, paralajmëron gjithashtu presidenca franceze në deklaratën e saj.
“Rezultati i kësaj lufte do të jetë vendimtar për interesat, vlerat dhe sigurinë evropiane. Franca është dhe do të mbetet në anën e Ukrainës dhe popullit ukrainas”, vë në dukje gjithashtu Élysée në deklaratën e saj. /vizionplus.tv