Milan blen tokën e stadiumit, kuqezinjtë, impiant modern me 70 mijë vende brenda 2028

7 months ago 28
Reklamë

Milani do të ndërtojë stadiumin e vet brenda vitit 2028. Tanimë kuqezinjtë kanë hedhur hapa konkretë për të pasur më në fund një impiant të vetin i cili jo vetëm do të ketë një strukturë bashkëkohore, por në mënyrë të veçantë do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të arkëtuar para.

Së fundmi skuadra e madhe italiane konfirmoi blerjen e një hapësire të madhe toke në zonën “San Donato” në periferi të Milanos ku do të jetë shtëpia e re e kuqezinjve. Vendi është blerë për shifrën 40 milionë euro.

Ndërtimi i stadiumit të ri do të ndryshojë padiskutim të gjithë zonën:  në këtë hapësirë është përllogaritur ndërtimi i një stadium modern me kapacitet 70 mijë vende. Aty do të jetë dyqani zyrtar i milanit, muzeu i klubit, një auditorium, mbi 3500 vende parkimi, pa lënë mënjanë godina të ndryshme shërbimi.

Blerja e tokës solli reagimin e partisë Lega Nord e cila synon të bëhet një referendum për ti thënë jo ndërtimit, me pretendimin se toka është e papërshtatshme dhe se stadiumi dëmton sistemin ekologjik të zones./vizionplus.tv/

Read Entire Article