Miliona peshq të ngordhur alarmojnë qytetin grek, zbulohet shkaku

2 months ago 30

Autoritetet greke kanë filluar mbledhjen e miliona peshqve të ngordhur që u shfaqen në portin turistik të qytetit të Volosit, ndërsa sëfundmi është zbuluar edhe shkaku i ngjarjes që shkaktoi frikë, por edhe habi në Greqi dhe më gjerë.

Numri tepër i madh i peshqve të ngordhur të shfaqur papritur në bregun e detit, përveç pasigurisë së qytetarëve në lidhje me ndonjë zhvillim të papritur që mund të ketë shkaktuar këtë ngjarje, ka shkaktuar edhe një aromë të keqe në të gjithë zonën.

Tashmë fokusi i autoriteteve lokale është nxjerrja e peshqëve të ngordhur nga ujërat e detit dhe pastrimi i zonës, ndërsa shkencëtarët kanë zbuluar edhe shkakun e kësaj ngjarjeje të rrallë.

Drejtuesit lokalë thanë se peshqit e ngordhur janë në të gjithë bregdetin e Volosit dhe jo vetëm në port.

Pas inspektimeve ata kanë zbuluar se speciet e ngordhura janë peshq të ujërave të ëmbla dhe jo të ujërave të kripura duke bërë që të kërkohet edhe habitati i këtyre peshqve. Më pas, u zbulua se përmbytjet e vitit të kaluar kishin mbushur tejë mase një liqen pranë Volosit, i cili përmes një lumi lidhej me detin.

Në këtë mënyrë, e gjithë kjo sasi peshku kishte kaluar nga liqeni me ujë të ëmbël në det përmes lumit dhe kanë ngordhur për shkak se ishin jashtë habitatit të tyre, pra në ujë me kripë. /vizionplus.tv

Read Entire Article