Minatorët kërkojnë statusin, protestë përpara ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës

8 months ago 7

Ish-minatorët mbajtën protestën e tyre të radhës, këtë herë përpara ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, duke përsëritur kërkesën për miratimin e statusit.

Punonjësit e nëntokës kanë kërkuar një takim me ministren Belinda Balluku për të arritur një marrëveshje mbi këtë çështje.

“Nuk kanë mundësi të vijnë të gjithë në protestë se janë të shtrirë dhe me ilaçe. Ne po vdesim, të vdekur jemi në këtë gjendje, turp të keni, edhe grevë urie do bëjmë.”

“Pse na gënjeve z.Kryeministër, ju keni miratuar një ligj 29\219 dhe e keni quajtur statut por ky është një mashtrim i madh. Duam statusin që na takon.”

“Me 100 mijë lekë ne nuk marrim dot as ilaçet. I kërkojmë ministres Balluku të na presë urgjentisht me një grup prej pesë vetash dhe të ulemi të bisedojmë. Na keni lënë rrugëve, na kanë lodhur, nuk kemi as bukë për vete e familjet tona.”

Në muajin dhjetor të vitit 2020 Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës i dorëzoi Kuvendit një peticion me rreth 11 mijë firma për miratimin e Statusit të Minatorit, i cili ende nuk është marrë në konsideratë nga ligjvënësit.

Përmes këtij statusi minatorët dhe ish-minatorët do të përfitonin lehtësira që lidhen krysisht me pensionin, pagën minimale si dhe rimbursimin e shpenzimeve shëndetësore./vizionplus.tv

Read Entire Article