Ministri Balla pret homologun slloven: Skuadra të përbashkëta hetimore kundër krimit të organizuar

4 months ago 25

Ministri i Brendshëm Taulant Balla priti në një takim zyrtar sot Ministrin e Brendshëm të Sllovenisë, Boštjan Poklukar.

Dy homologët dakordësuan në takimin e mbajtur në Tiranë, se vetëm bashkëpunimi i ngushtë mes gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor, e më gjerë, mbetet kyç për arritjen e rezultateve të qëndrueshme në hetimin e të gjitha formave të krimit të organizuar.

Balla dhe ministri slloven Poklukar folën gjithashtu për thellimin e bashkëpunimin në luftën ndaj migracionit të paligjshëm.

Krijimi i skuadrave të përbashkëta hetimore mes Policisë Shqiptare dhe Policisë Sllovene, sipas tyre, do të ndihmojë në luftë efikase kundër krimit të organizuar, krimit kibernetik si dhe kundër narkotikëve.

Read Entire Article