Ministri dha dorëheqjen pas skandalit rozë, reagon Meloni: Çështje private, nuk e dobëson qeverinë

1 week ago 17
Reklamë

“Një çështje private që nuk e dobëson qeverinë”, kështu e përshkroi kryeministrja italiane Giorgia Meloni dorëheqjen e ministrit të kulturës, Gennaro Sangiuliano.

“E falenderoj Sangiulianon për punën që ka bërë këto dy vite. Si gjithmonë, kur t’i ndërton diçka bën më pak zhurmë e bujë, por puna që ai ka bërë ka qenë e rëndësishme, siç është rritja e ndjeshme e numrit të vizitorëve dhe e të ardhurave nga realitetet e shumta kulturore që ka Italia. Ishte një zgjedhje inteligjente për të ndërprerë turpin e muzeve dhe siteve arkeologjike të mbyllura gjatë pushimeve dhe për të nisur projekte të mëdha që kishin ngecur për dekada”, u shpreh Meloni për Corriere della Sera.

Ministri i Kulturës në Itali, Gennaro Sangiuliano u kthye në temën e nxehtë të ditës pas daljes në dritë të marrëdhënies së tij jashtëmartesore me Maria Rosaria Boccia, një personazh i njohur në rrjetet sociale në vendin fqinj.

La Stampa publikoi një intervistë me gruan e kthyer në protagonisten e një çështjeje që tashmë ka marrë ngjyrime politike.

Read Entire Article