Ministri Hasani uron besimtarët myslimanë: Kurban Bajrami na kujton rëndësinë e sakrificës, besimit dhe solidaritetit

5 months ago 19

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka uuar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Igli Hasani: Gëzuar Kurban Bajramin të gjithë besimtarëve muslimanë! Kjo ditë e shenjtë na kujton rëndësinë e sakrificës, besimit dhe solidaritetit. Uroj paqe, lumturi e begati!

Gëzuar Kurban Bajramin të gjithë besimtarëve muslimanë! Kjo ditë e shenjtë na kujton rëndësinë e sakrificës, besimit dhe solidaritetit. Uroj paqe, lumturi e begati!
____

Happy Eid al-Adha to all believers! This holy day reminds us of the importance of sacrifice, faith, and… pic.twitter.com/dOzo4QOxaB

— Igli Hasani (@IgliHasani) June 16, 2024

Festa e Kurban Bajramit përkujton devocionin e Profetit Ibrahim ndaj Allahut dhe gatishmërinë e tij për të sakrifikuar djalin, Ismailin. Besimtarët mendojnë se në pikën e flijimit, Zoti zëvendësoi Ismailin, (djalin e profetit Ibrahim) me një dash, i cili do të therej në vend të tij. Ky urdhër nga Zoti ishte një provë e gatishmërisë dhe përkushtimit të Profetit Ibrahim për t’iu bindur urdhrit të Zotit të tij, pa diskutim. Prandaj, Kurban Bajrami do të thotë festa e sakrificës.

Në varësi të vendit, festimet e Kurban Bajramit mund të zgjasin diku midis dy dhe katër ditësh. Akti i Kurbanit (kurbani) kryhet pas Faljes së Bajramit (Lutjet e Bajramit), të cilat kryhen me njerëz në Xhaminë më të afërt në mëngjesin e Bajramit./vizionplus.tv

Read Entire Article