Ministria e Jashtme organizon konferencën e Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”, i pranishëm edhe kryeministri Rama

3 weeks ago 42
Reklamë

Për tre ditë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme organizon Konferencën e Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”.

Konferenca treditore nis sot në orën 09.30, ku do të marrë pjesë Kryeministri i vendit, Edi Rama.

Lexo edhe :

Related Posts

Eventi do të organizohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

Ceremonia e hapjes dhe paneli “Rrugëtimi dhe dinamikat e procesit të integrimit në BE”, me pjesëmarrjen e Ministrit Hasani dhe Znj. Tanja Fajon, Zv.Kryeministre dhe Ministre për Punët e Jashtme dhe Çështjet Evropiane e Republikës së Sllovenisë, do të jetë e hapur për median.

Gjatë konferencës treditore do të diskutohet mbi sfidat e diplomacisë shqiptare në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, zhvillimet rajonale dhe të sigurisë, diplomacinë ekonomike, kulturore dhe turizmin.

26 gusht 2024

Pallati i Kongreseve

09:30  – Hapja e Konferencës së Ambasadorëve

SH.T.Z. Igli Hasani, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë

SH.T.Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

10:15 – 10:30 Pushim kafe.

10:30 – 11:15 Rrugëtimi dhe dinamikat e procesit të integrimit në BE

Folës kryesorë

T. Z. Igli Hasani, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme

S. Znj. Tanja Fajon, Zv.Kryeministre dhe Ministre për Punët e Jashtme dhe Çështjet Evropiane e Republikës së Sllovenisë MEPJ

Ora 12:00 – Ministri Hasani do të presë në një takim dypalësh në MEPJ, Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, e cila do të zhvillojë vizitë zyrtare në Tiranë.

Pas takimit, dy ministrat do të dalin në një deklaratë të përbashkët për mediat të cilën e gjeni live në FB e Ministrit Hasani dhe MEPJ.

Me ambasadorët dhe konsujt e përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë  mblidhemi nesër në Tiranë, në një diskutim tre ditor, mbi sfidat e diplomacisë shqiptare në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, zhvillimet rajonale dhe të sigurisë, diplomacinë ekonomike, kulturore dhe turizmin.

Bashkohuni me ne, për të mësuar më shumë rreth angazhimit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare!

/vizionplus.tv

Read Entire Article