Plot 48 vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në vendin tonë.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në terren vijojnë të jenë 655 forca operacionale, 109 trupa ushtarake, mjete zjarrëfikëse dhe një helikopter për të vënë nën kontroll të plotë flakët.
Në bilancin e 24 orëve të fundit, Ministri e Mbrojtjes bën me dije se 43 vatra janë shuar totalisht.
“655 forca operacionale dhe 63 automjete, nga të cilët 109 trupa ushtarake dhe 13 mjete, 4 automjete zjarrfikëse dhe helikopteri Cougar i Forcës Ajrore, janë angazhuar gjatë 24 orëve të fundit për shuarjen e 48 vatrave të zjarrit në vend.
Është bërë e mundur shuarja e 43 vatrave në qarqet Kukës, Dibër, Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier, Vlorë e Gjirokastër, ndërkohë që mbeten ende aktive vatrat në Surroj të Kukësit, Tetaj të Tropojës, Bukëmirë e Baqel të Lezhës dhe Mnelë e Vogël në Vaun e Dejës ku vijon puna për shuarjen e tyre ose mbajtjen në monitorim”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes./vizionplus.tv