Minnesota provon të rihapë finalen, Dallas humbet në shtëpi, por kryeson 3-1 serinë e përballjeve

3 months ago 25
Reklamë

Minnesota provon të rikthehet në garë në duelet finale kundër Dallasit në konferencën e perëndimit. Përballja e katërt shkoi pikërisht për Minnesoten, teksa rezultati i përgjithshëm është 3 me 1 për Dallasin, natyrisht ende një avantazh i madh për Maveriksat. Është e vështirë të flitet për rihapje të llogarive, mirëpo  një karikim kjo fitore ia jep Minnesotes.

Në Teksas dueli i radhës përfundoi 105 me 100 dhe protagonist i madh për Timberwolves ishte Entoni Eduard, autor i 29 pikëve, 10 topave të kapur në tabelë dhe 9 asistve. Në përgjithësi ishte një ndeshje e ekuilibruar, pasi në pushim rezultati i sfidës shkoi në barazim perfekt 49 me 49. Miqtë e Minnesotes provuan të shkëputeshin afër fundit duke krijuar diferencën 100 me 92, mirëpo 13 sekonda nga fundi trepikëshi i Luka Doncic i çoi shifrat në 103 me 100 për Minnesotën.

Për të mbyllur llogarite për miqtë mendoi Naz Reid, me dy pikët e fundit të takimit. Seria e ndeshjeve të finales së perëndimit spostohet tashmë në Minesota, faktor plus për të zotët e shtëpisë, ndonëse Dallas ka në dispozicion dy takimet e radhës për të fluturuar në finale e madhe të sezonit në NBA, ku do të gjente Bostonin, tashmë të kualifikuar. /vizionplus.tv

Read Entire Article