Miqësia me kunatin që përfundoi me dramë, Amos Zaharia mbështetja më e madhe e Elias pas divorcit: Unë do jem aty…

4 months ago 33
Reklamë

Disa vite më parë, Amos Zaharia fliste për kunatin e tij, Princ Lekën me superlativa. Ata gëzonin marrëdhënie shumë të mirë saqë e qaunin njëri-tjetrin shokë e madje kishin krijuar edhe pseudonime.

Por siç i takon një vëllai ideal, aktori është bërë mbështjetja më e madhe e motrës së tij, Elia Zaharias pas divorcit.

Lexo edhe :

Related Posts

I ftuar në “Vizioni i Pasdites”, në Vizion Plus, Amos u shpreh se do jetë aty për Elian sa herë që ajo të ketë nevoj për të.

Mosha dhe pjekuria na ka bashkuar dhe vijon të na bashkojë. Kemi raport shumë të mirë, Elia është një mikeshë shumë e mirë. Ka këshilla praktike dhe është me këmbë në tokë. Unë deri në moshën 12-13 vjeçare kam qenë një makth për familjarët e mi. Prindërit na kanë dhënë të dyve dashuri të pakushtëzuar. E ndjej veten me shumë fat. Ne jemi gjithmonë protektivë ndaj njëri-tjetrit. Sa herë që secili nga ne përballet me një sfidë familja është mbështetja e parë. Unë jam pranë Elias me gjithë qenien time kur ajo ka nevojë për mua.

Problemet i bashkojnë edhe më shumë njerëzit sepse krijohet më shumë ndjesia e unitetit. Unë jam aty për të sa herë ajo të ketë nevojë dhe anasjelltas.

Askush nuk e do divorcin. Në momentin që gjen një person me të cilin martohesh, mendon se kërkimi i gjysmës tënde ka marrë fund, ndodh që nuk është gjithmonë ky rasti. Këto janë njerëzore. Patjetër që është tronditëse për mua si vëlla, si miku i saj më i mirë. Por nga ana tjetër kjo tronditje nuk do të ndihmojë që kjo gjë të mos kishte ndodhdur. Duhet të përballesh me faktet dhe të ecësh përpara. Ne këtë po bëjmë. Çdo gjë është kalimtare në jetë. Njeriu është qenie e fortë”, tha Amos./vizionplus.tv

Read Entire Article