Më datë 19 shkurt, Gjykata Kushtetuese i dha dritën jeshile marrëveshjes për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë.
Ditën e sotme (22 shkurt) gjatë seancës plenare, marrëveshja u miratua me 77 pro. Marrëveshja e cila parashikon ngritjen e kampit të emigrantëve mori dhe 3 votat e PDIU.
Ndërkohë me 74 vota pro u hoq nga rendi i ditës votimi i amnistisë penale pasi nuk u arrit konsensusi.
Parlamenti, mes zhurmës dhe kaosit miratoi edhe projekligjin për zonat e mbrojtura.
Ligji për Zonat e Mbrojtura mori dritën jeshile në Komisionin parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese. Në komision ligjin e shpjegoi ministrja e Turizmit Kumbaro, e cila tha se nuk ka asnjë shkelje të direktivave të Bashkimit Evropian.Marrëveshja Shqipëri-ItaliMë 6 nëntor në Romë, krerët e dy qeverive, asaj shqiptare dhe italiane, Rama dhe Meloni firmosën një Protokoll për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit. Qëllimi i marrëveshjes është ngritja e një kampi refugjatësh në Lezhë, ku Italia të dërgojë 36,000 emigrantë të paligjshëm në vit. Aty emigrantët do të presin përgjigjet e aplikimit për azil. Marrëveshja kërkon që 3000 emigrantët që priten në një muaj, të jenë të gjithë burra.
/vizionplsus.tv