Të paktën 20 trupa të dekompozuar u gjetën nga peshkatarët në një varkë në brigjet e Brazilit verilindor, thanë zyrtarët lokalë. Varka u gjet të shtunën në brigjet e Bragança, në verilindje të Pará, njoftoi Ministria federale e Rendit Publik të Brazilit .
Zyrtarët thanë se të paktën 20 trupa u gjetën në varkë, por për shkak të dekompozimit, rrethanat e vdekjes së tyre mbeten ende mister.
Vitkimat nuk besohet të jenë nga Brazili. Dyshohet se janë nga Karaibet , thanë hetuesit për CNN Brazil.
Autoritetet lokale kanë theksuar se nuk ka pasur raporte të fundit për brazilianët e zhdukur./vizionplus.tv/