Misteri i vdekjes së të miturës shqiptare në Itali, policia shoqëron të dashurin e saj

6 hours ago 18

Rënia nga lartësia e pallatit 7 katësh të 13-vjeçares shqiptare në Itali, duket se nuk është aksidentale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkakun e rënies së saj nga lartësia, ndërsa ka marrë në pyetje disa adoleshentë, miq të 13-vjeçares.

I pranishëm në momentin e ngjarjes ka qenë dhe një djalë 15-vjeçar po shqiptar dhe sipas mediave italiane, viktima mesa duket ka pasur një lidhje që ndoshta ka dashur t’i japë fund.

15-vjeçari është mbajtur prej mbrëmjes së djeshme në komisariat dhe është marrë në pyetje nga hetuesit e njësisë hetimore të Piacenza-s, e më pas ai është lënë i lirë.

Miqtë e saj, të intervistuar nga gazeta Liberta di Piacenza, pohojnë se “ajo nuk ishte tip problematik”.

Dëshmia e motrës

“Ai e hodhi poshtë, ajo nuk ishte e çmendur apo në depresion, ajo është një tjetër viktimë e dhunës”. Kështu shprehet motra 22-vjeçare e 13-vjeçares së vdekur në rrjetet sociale.

“Ai ishte i fiksuar pas saj, ai u përpoq në çdo mënyrë për të hequr qafe,” shkruan ajo.

22-vjeçarja ka publikuar edhe disa pamje nga bisedat me motrën e saj, duke nxjerrë në pah disa nga sjelljet e të dashurit të konsideruara si problematike.

Read Entire Article