Tirana leksion Partizanit, derbi i basketbollit është “bardheblu”, Vllaznia mund Elbasanin

6 hours ago 120

Suksesi në derbi kundër Partizanit ka kompletuar startin perfekt të Tiranës në kampionatin kombëtar të basketbollit për femra.

Vajzat bardheblu i kanë fituar të treja ndeshjet e edicionit të ri duke u konfirmuar si një prej skuadrave pretendente kryesore për fitimin e titullit kampion.

Në derbin e zhvilluar në  pallatin e sportit Asllan Rusi, kampionet në fuqi fituan me distancë plus 22  kundrejt një rivali direkt për titull sikurse Partizani.

Këto të fundit madje e kishin nisur shumë mirë takimin  duke fituar periodën e parë me rezultatin e thellë 19 me 8.

Mirëpo në periodën e dytë kthesa e vajzave të drejtuara nga Mirza Alibegaj ishte impresionuese.

Tirana fitoi këtë periodë 26 me 15, duke shkuar në pushim të takimit me një barazim perfekt 34 me 34.

Megjithatë pushimi i sfidës nuk e ndryshoi ritmin e vajzave bardheblu e as nuk e shpëtoi Partizanin që u mposht në distancë edhe më të madhe në periodën e tretë -*16 pikë, konkretisht 29 me 13.

Në fazën finale të takimit Tirana administroi suksesin duke fituar edhe periodën e fundit 19 me 13 dhe të gjithë sfidën 82 me 60.

Diferencën tek vajzat bardheblu e bëri Alexxus Davis me 22 pikë dhe 12 kërcime. Sukses i bukur edhe i Vllaznisë me rezultatin e thellë 79 me 59 kundër Elbasanit në fushën e kësaj të fundit.

Read Entire Article