Izraeli bombardon jugun e Libanit, vriten tre gazetarë

2 hours ago 68

3 gazetarë mbetën të vrarë gjatë një sulmi ajror izraelit në Libanin jugor. Ndërsa të plagosur mbetën disa të tjerë.

Sulmi goditi një grup shtëpish të vogla në Hasbaya, ku 18 gazetarë nga mediat përfshirë Al Jazeera, Sky News Arabia dhe TRT po qëndronin teksa raportonin për luftën Izrael-Hezbollah. Gazetarët u zhvendosën në strehimore për shkak të bombardimeve të intensifikuara izraelite në akomodimet e tyre të mëparshme, sipas deklaratave nga punëdhënësit e tyre.

Goditja raportohet se ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit me kohën lokale ndërsa gazetarët ishin duke fjetur. Viktimat u identifikuan si Ghassan Najjar dhe Mohamed Reda të kanalit televiziv libanez “Al Mayadeen” dhe “Wissam Qassem”, të cilët punonin për gazetën libaneze “Al Manar”, sipas deklaratave të mediave.

Gazetarët në vendngjarje thanë se sulmet goditën në mënyrë specifike shtëpinë në të cilën banonin gazetarët e “Al Mayadeen” dhe “Al Manar”. Izraeli i konsideron të dyja mediat të lidhura me Hezbollahun.

Read Entire Article