BE “goditje” Serbisë për lojërat me Moskën/ Von der Leyen anulon takimin me kryeministrin, apel Vuçiçit të distancohet nga Putin!

3 hours ago 18

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen refuzoi të premten të takohet në Beograd me kryeministrin serb, Milosh Vuçeviç, i cili ishte takuar pak më parë me ministrin rus të Zhvillimit Ekonomik, Maxim Rechetnikov.

Lajmin e dha ambasadori i Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuele Giaufret. “Ne e anuluam takimin me kryeministrin (serb) pas takimit (të tij) me ministrin e Ekonomisë së Federatës Ruse”, tha Giaufret, duke shtuar se kishte “një tregues mbi synimin e Serbisë për të forcuar marrëdhëniet ekonomike në fusha të tjera me Federatën Ruse”.

Para se të anulonte takimin me Vuçeviçin, Von der Leyen u prit në takim nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç. “Duke pasur parasysh këtë, presidentja e Komisionit vlerësoi se nuk kishte arsye për të zhvilluar takimin me kryeministrin”, tha ambasadori Giaufret.

Kryeministri i Serbisë, Milosh Vuçeviç, ka diskutuar sot me ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Federatës Ruse, Maxim Rechetnikov për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik dhe të tjera mes dy vendeve”, bëhet e ditur në një komunikatë të qeverisë serbe.

Në takimin me presidentin Vuçiç, Von der Leyen tha se integrimi ekonomik i Serbisë me bllokun tashmë është duke ecur përpara me Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe përmendi sundimin e ligjit, sistemin gjyqësor dhe përafrimin me politikat e tjera të BE-së. Ajo me pak fjalë kërkoi distancim nga Moska.

Siç e shihni me Planin e Rritjes ne tashmë hapim pjesërisht derën për integrimin ekonomik, por të gjithë diskutimin që kemi për sundimin e ligjit, sistemin gjyqësor, politikat e jashtme për shembull, është një proces për t’u përafruar me Bashkimin Evropian, dhe kur të arrihet qëllimi, atëherë është hapi drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe për këtë arsye, është vendimi i vendit kandidat që përcakton shpejtësinë e integrimit në BE”, tha ajo.

Read Entire Article