Censi 2023 në Malin e Zi: Në Shqipëri banojnë 130 shtetas malazezë

2 hours ago 25

Të dhënat e publikuara një ditë më parë nga zyra e statistikave e Malit të Zi tregojnë se vetëm 130 malazezë raportuan në censin e vitit 2023 se punojnë, banojnë apo studiojnë në Shqipëri.

Në bazë të raportimeve në cens, 32 prej tyre e kanë prejardhjen nga qyteti i Tuzit dhe 53 nga Ulqini.

Censi i vitit 2023 në Malin e Zi zbuloi se vendi ka gjithsej 623,633 banorë. Nga ky numër 41,12 për qind deklaruan se janë malazezë, 32,9 për qind serbë, ndërsa vetëm 4,97 për qind u deklaruan me kombësi shqiptare.

Mes të larguarve nga vendi për arsye pune, studimi apo qëndrimi në vitin 2023 u numëruan rreth 4,938 shqiptarë të Malit të Zi.

Numri më i lartë i të larguarve iu drejtua Gjermanisë, ku jetojnë rreth 10.400 malazezë.

Gati gjysma e qytetarëve (21.449) të larguar nga vendi thanë se u detyruan prej arsyeve ekonomike, 10.735 veta për arsye familjare dhe 8,230 për të studiuar. /RTCGMonstat

/a.r

Read Entire Article