A do të bëhet Meta “spiun” i SPAK? Të ftuarit debat në Quo Vadis

19 hours ago 190

“A do të bëhet Ilir Meta bashkëpuntor i SPAK?”, kjo ishte një tjetër pyetje që shkaktoi debat mes të ftuarve këtë të enjte në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.

Gazetari Arbër Hitaj theksoi se askush nga politikanët nuk ka për tu bërë bashkëpuntorë, për sa kohë që ata të gjitha “pazaret” i kanë bërë bashkë.

Lexo edhe :

Related Posts

Ndërsa ish-zv.ministri i Brendshëm, Avenir Peka, theksoi se ka një politikan që po i jep indicie SPAK, dhe ai është Arben Ahmetaj, dhe tani është momenti i drejtësisë për të vepruar.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: A mund të flasë Meta me letra të hapura?

Hitaj: Asnjë nuk mund të flasë. Kur ka qenë çështja për pazare ata e kanë bërë bashkë.

Borakaj: Por ti e kupton që je i zhytur, thua të marr edhe këtë tjetrin.

Hitaj: Po të shikosh retorikën, asnjë nuk e kalon vijën e kuqe.

Shkurti: Por futja në burg është kalim i vijës së kuqe.

Hitaj: I vetmi që e ka kaluar por pa e thënë të plotë ëhstë Dritan Prifti, deri kur këta të tjerët i nxorrën një dy video të tjera. Nuk ka aptur kurrë pentito.

Borakaj: Edhe ju Avenir mendoni se nuk do të kejtë kurrë pentito?

Peka: Arben Ahmetaj ka folur për aferën e inceneratorave, ka thënë që dokumentet janë në SPAK. Kur del Ahmetaj dhe thotë që pronarët fatkikë të inceneratorit të Tiranës janë Rama dhe Veliaj. Ai thotë “follow the many”.

Read Entire Article