Habit gazetari: E bëj unë burgun e Berishës, nëse i vetmi faj është ndihma ndaj dhëndrit

21 hours ago 15

Arrestimet, hetimet dhe dosjet e politikanëve ka qenë tema e debatit mes të ftuarve në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.

Për gazetarin Arbër Hitaj SPAK ka bërë një punë të mirë deri tani pasi ka goditur përmes dosjeve pa mbajtur krahë politikë.

Siaps tij edhe ndaj krimit të organizuar goditjet kanë qenë shumë të forta, ndërsa shtoi se politika po ndëshkohet për keqqeverisje dhe korrupsion.

I pranishëm në studio gazetari Shkurti tha se nuk është vetëm keqqeverisja ajo që shqetëson shqiptarët, duke shtuar se nëse Berisha do të dënohej vetëm për kthimin e pronës që i dha dhëndrit, do të ishte i gatshëm të bënte vetë burg.

Pjesë nga biseda:  

Hitaj: Sot janë goditur bandat më të fuqishme. Fushë Kruja është çmontuar, Durrësi është çmontuar.

Shkurti: Këta politikanë që po janë arrestuar sot po dënohen për një tranzicioni të devijuar, apo po ndëshkohen për të kënaqur etjen popullore. Nëse Meta, Berisha dënohen nëse qeverisin keq, ne jemi dakord.

Hitaj: Ka kontradiktë logjike. Keqeverisja nuk bazohet në paaftësi. Askush nuk mund të më thotë që zoti Berisha është i paaftë si politikanë, apo naivë.

Shkurti: E bëj unë burgun e Berishës, vetëm nëse të vetmen shkelje që ka bërë është që dhëndri i evt të marri pronën e vet.

Read Entire Article